×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Horror në një shkollë në Spanjë- nxënësi nxori thikën dhe ia nguli në sy arsimtarit, pesë të therur

    Insajderi
    28 September 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shkollë në qytetin spanjoll Herez de la Frontera në afërsi të Kadizit, tre arsimtarë dhe dy nxënës janë therur me thikë kur u sulmuan nga një nxënës 14-vjeç.

    Sulmi ndodhi gjatë orës së mësimit në shkollën “Elena Garcia Armada”, e sulmuesi dyshohet se i ka ngulur thikën në sy njërit prej arsimtarëve.

    Mediat e atjeshme raportojnë se nxënësi “që njihej si nxënës problematik”, shkoi në shkollë e më pas nxori nga çanta një thikë gjigante dhe me të filloi t’i therë këdo që i kalonte pranë.

    Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë forca të shumta të policisë, që arrestuan adoleshentin. Në këto momente akoma nuk dihet motivi i sulmit, transmeton Telegrafi.

    Mediat spanjolle raportojnë se të lënduarit janë dërguar në spital, e shkalla e lëndimit akoma nuk dihet saktë.

    Shkolla është evakuuar, kurse prindërit e nxënësve janë mbledhur rreth shkollës duke pritur fëmijët e tyre.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark