×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: As BE-ja e as Vuçiqi s’më kanë kthyer përgjigje për të pagjeturit

    Insajderi
    30 August 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia për themelimin e komisionit të përbashkët për Personat e Pagjetur, po e bën lojën e njëjtë siç e ka bërë me deklaratën për Personat e Zhdukur.

    Sipas Hotit, kjo lojë e Serbisë po bëhet me qëllim të mos-implementimit të marrëveshjes për themelimin e komisionit të përbashkët dhe në mënyrë që të mos implementohet deklarata e tij, ku i ka kërkuar presidentit serb hapjen e arkivave.

    “Njëra nga argumentet e mos-implementimit të deklaratës është edhe data 1 qershor, ku unë ia kam dërguar Vuçiqit specifikisht një letër për disa prej arkivave që i kam kërkuar. Ka qenë publike se Serbia i ka riklasifikuar ato dokumente të kësaj Brigade që ka bërë krime në Drenicë, dhe ne nuk kemi asnjë fjalë nga ana e Serbisë”.

    “Nëse e lexojmë aneksin e marrëveshjes dhe e shihni prej të gjitha paragrafëve, çështja e personave të zhdukur është e vetmja çështje që duhet të trajtohet me urgjencë. Këtë e ka aprovuar edhe Serbia edhe bashkësia ndërkombëtare. E, kur bashkësia ndërkombëtare e bën një presion të zbatimit të marrëveshjes apo normalizimit të marrëdhënieve, unë mendoj që ajo e ka të qartë se pika e parë drejt këtij normalizimi është zgjidhja e fatit të personave të zhdukur”, tha Hoti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se për sa i përket çështje se themelimit të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, nuk ka marrë asnjë përgjigje prej Bashkimit Evropian.

    “Hapat e implementimit të deklaratës duhet të ndiqen dhe e para është themelimi i Komisionit të Përbashkët, i kryesuar nga BE-ja. Unë kam qenë muajin e kaluar në Bruksel bashkë me (Besnik) Bislimin dhe i kemi dërguar komentet tona, që kanë qenë shumë teknike të cilat kryhen brenda 1-2 ditësh dhe ka mbetur pika te Lajçaku e që ai të kthejë përgjigjen e tij për themelimin e komisionit dhe të vazhdojë takimi i parë i komisionit. Ne në këtë rast s’kemi marrë përgjigje prej BE-së”, tha Andin Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark