×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kritikat rreth Marrëveshjes me SHBA-në janë të motivuara politikisht dhe gënjeshtra

    Insajderi
    08 February 2021 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kritikat për marrëveshjet dhe zotimet e arritura me SHBA-në janë të motivuara politikisht dhe të rrejshme.

    Hoti në KTV ka deklaruar se çështja e Liqenit të Ujmanit do zgjidhet përmes marrëveshjeve, pas një plani të fizibilitetit.

    ‘Fizibiliteti do të nxjerr në pah se si do të përdoret kapaciteti i Ujmanit. Ne do të merremi vesh për marrëveshjen përfundimtare. Janë konventat ndërkombëtarë për këto punë”, ka thënë ai.

    Për minishengenin ballkanik, Hoti ka potencuar se Kosova është pjesëmarrëse si shtet i barabartë më të tjerat në Ballkanin Perëndimor.

    “Ne jemi dakorduar që të bëhemi pjesë si shtet i barabartë si çdo shtet tjetër. Plani i minishengenit është heqja e barrierave për tregti dhe lëvizje e lirë”, ka thënë Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark