Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti është i bindur se me qeverisjen e tij do të ketë viza për vendin gjatë 2021-s.
Hoti thotë se ka punuar shumë në këtë drejtim.
‘’Kam punu shumë për liberalizim, pa bërë zhurmë e dhënë data. Me Qeveritë një nga një kam punu’’, ka thënë ai në një debat.
‘’Me qeverinë tonë, ne e përmbyllim 2021 me liberalizim vizash’’, shton ai.