×
Zgjedhjet 2021

Hoti: Për 7 muaj qeverisje, FSK-në e bëmë pjesë të ushtrisë amerikane për t’i kontribuar paqes në botë

Insajderi
08 February 2021 - 17:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti gjatë një takimi në Podujevë, ka thënë se për 7 muaj qeverisje kanë arritur që FSK-në ta bëjnë pjesë të ushtrisë amerikanë për t’i kontribuar paqes  në botë.

Ai ka thënë se letra e Biden drejtuar Serbisë dhe pranimi i FSK-së nga ushtria e Iowa-s për misione paqeruajtëse janë dy lajmet e mira që kanë ardhur për Kosovën.

Hoti ka thënë se aleancat strategjike që i ka vendosur ish-presidenti Rugova, LDK-ja po i vazhdon.

“Letra e Biden që kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën është lajmi i mirë. Kjo letër konfirmon mbështetjen e Amerikës për Kosovën. Këto Aleanca strategjike i ka vendosur arkitekti i pavarësisë, presidenti Rugova. LDK po e vazhdon këtë traditë të miqësisë me ShBA-në”, ka thënë ai.

Hoti ka folur edhe për disa pika programore në gjatë këtij takimi, ku ka përmendur se paga minimale do të jetë 300 euro, ndërsa ka shtuar se deri në vitin 2023 s\do të ketë ndihëm sociale e as pensione nën 300 euro.

Ai ka përendur edhe investime tjera nga marrëveshje në Washtingon që  do të bëhen në qeverisjen e ardhshme të LDK-së.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark