×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti për pikën 2 dhe 4 të planit evropian: Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?

    Insajderi
    28 February 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar planin evropian për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u pajtuan për të vazhduar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Hoti ka përmendur dy pika të marrëveshjes në preambule të cilat sipas tij janë problematike për Kosovën, shkruan Insajderi.

    Sipas Hotit, pika 2 e kësaj marrëveshje e cila shkruan se palët duhet të jenë “të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, është problematike.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, është shprehur skeptik edhe për piken 4, ku thotë se nuk duhet paragjykuar “pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark