×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: Rendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie

    Insajderi
    18 September 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se në tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.

    Hoti, vlerëson se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës të ekonomisë, teksa shton se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur sipas tij, shumë.

    “Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin”, shkroi Hoti.

    “Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”.

    Sipas tij, e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo siç tha ai, zhvillim.

    “Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark