×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hoti thotë se inflacioni varfëron buxhetin e familjeve: Qeveria mban 700 milionë euro në bankë

    Insajderi
    05 December 2022 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se inflacioni mesatar në tetor 2022, krahasuar me tetorin 2021, ka arritur në 12.7%.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rritja e çmimit të mallrave të konsumit ka varfëruar familjet, ndërkohë që Qeveria vazhdon të mos i rrisë pagat, por krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore.

    “Sot janë rreth 700 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, e jo në xhepat e qytetarëve përmes uljes së TVSH-së në ushqime dhe në naftë, si dhe heqjes së akcizës në naftë. Këto mjete nuk janë shpenzuar as për projekte kapitale në rrugë e çerdhe, në spitale apo në armatim të ushtrisë. Këto mjete po rrinë në bankë dhe po i zhvlerëson inflacioni”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i plotë:

    Inflacioni mesatar në tetor 2022, krahasuar me tetorin 2021, ka arritur në 12.7%. Por mesataret ndonjëherë e shtrembërojnë realitetin. Njerëzit nuk blejnë çdo ditë frigoriferë, pajisje shtëpiake apo vetura. Ata nuk ndërtojnë çdo vit shtëpi apo nuk blejnë banesë. Por njerëzit çdo ditë, çdo javë apo çdo muaj blejnë bukë, qumësht, vezë, vaj ushqimor, sheqer, mish, si dhe paguajnë energjinë, mbushin veturën me naftë apo blejnë dru për dimër. Çmimet për këto mallra janë rritur nga 20% deri në 56%.

    Kjo i ka varfëruar familjet. Qeveria nuk i ka rritur pagat, por krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore. Sot janë rreth 700 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, e jo në xhepat e qytetarëve përmes uljes së TVSH-së në ushqime dhe në naftë, si dhe heqjes së akcizës në naftë.

    Këto mjete nuk janë shpenzuar as për projekte kapitale në rrugë e çerdhe, në spitale apo në armatim të ushtrisë. Këto mjete po rrinë në bankë dhe po i zhvlerëson inflacioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark