Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth sigurimit të vaksinës antiCovid.
Hoti ka thënë se vaksina e Pfizerit kundër COVID-19 do të vijë gjatë muajit shkurt.
“Kështu janë planet tona, pritjet tona që sasitë e para të vijën gjatë muajit shkurt në bazë të negociatave që kemi bërë me kompaninë Pfizer dhe presim mandej në mars, në prill eventualisht, të marrim atë 20% siç e marrin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri në detyrë.
Hoti po ashtu ka shpalosur detaje edhe rreth përgatitjes së shpërndarjes së kësaj vaksine në Kosovë.
“Kemi përgatitur planin, strategjinë e imunizimit, ku janë të përcaktuara kategoritë, grupmoshat, individët që do të vaksinohen sipas prioriteteve. Dhe ashtu si vijnë sasitë e vaksinave, ashtu shpërndahen në të gjithë Kosovën. Janë përcaktuar lokacionet dhe detajet e tjera. Do të shkojmë në fakt deri me ditë, me emër dhe mbiemër, kur do të vaksinohet, sipas listës së prioritetit”, tha ai për REL.