×
Zgjedhjet 2021

Hoti zotohet për rregullimin e dokumentacionit për shqiptarët e Luginës

Insajderi
08 February 2021 - 18:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me qytetarë të Fushë Kosovës, ka thënë të hënën se për herë të parë ai ka krijuar në Kryeministri, Zyrën për Luginën e Preshevës e cila në mënyrë institucionale do të kujdeset për banorët e kësaj ane. 

“I kanë pritur nëpër zyra dhe ju kanë dhënë fjalë të mëdha. Asgjë konkrete nuk është bërë për banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Për herë të parë unë kam krijuar në Kryeministri Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila nga shtatori i vitit të kaluar do të ketë linjë të veçantë buxhetore për blerjen e librave për nxënësit e Luginës, për financimin e aktiviteteve kulturore dhe nevoja tjera”, tha Hoti. 

Kryeministri premtoi se do të bëhet edhe rregullimi i statusit dhe dokumentacioni i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark