×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier: Albright ishte mike e vërtetë e Kosovës

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:16

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani, në përvjetorin e vdekjes së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kanë bërë homazhe para bustit të saj në kryeqytet.

    “Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj.

    Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jeta të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, shkruan Hovenier në Twitter.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark