×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: Bislimi nuk ka dhënë asnjë propozim specifik për dinarin

    Insajderi
    20 March 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimi me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin, tha se kanë folur për çështjen e dinarit.

    Hovenier bëri të ditur se pas takimit të djeshëm në Bruksel ka pasur disa shenja pozitive se si mund të vazhdohet ndikimi pozitiv në këtë çështje teksa tha se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

    “Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Bislimi nuk ka dhënë asnjë propozim specifik, por qeveria është duke punuar në këtë drejtim. Dua që të jem konstruktiv në këtë projekt por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme për tu diskutuar”, tha Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark