×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: Fle rehat natën NATO dhe ushtarët amerikanë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim

    Insajderi
    30 November 2023 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe për kërcënimet që merr Kosova nga Serbia, sidomos për dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën

    Hovenier u shpreh se fle rehat kur e dinë që NATO dhe qindra ushtarakë amerikanë janë në Kosovë.

    ”Ne i përcjellim shumë për së afërmi një varg gjëra që mund të jenë burim jostabiliteti në rajon. Dhe natyrisht, shpesh kemi folur publikisht kur ishim të shqetësuar për dislokimin specifik ushtarak rreth zonës kufitare. Dhe kjo vazhdon të jetë diçka që ne e përcjellim nga afër. Fakti që keni disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e këtij misioni në role drejtuese që e mbështesin këtë është tjetër pasqyrim se sa seriozisht e marrin Shtetet e Bashkuara këtë. Pra, unë ende fle mjaft rehat natën duke e ditur që NATO është atje, duke e ditur se ka ushtarë amerikanë në NATO dhe duke e ditur se ata janë të aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë që mund të shfaqet”, ka thënë ambasadori amerikan në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark