×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier: Ka zotime nga Kosova për ta çuar përpara Asociacionin

    Insajderi
    18 October 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se ka zotime nga ana e Kosovës për të shtyrë përpara asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Sipas tij, 24 shtatori e bëri të qartë se sa urgjente është të arrihet implementimi i plotë i marrëveshjes së mes Kosovës dhe Serbisë TË arritur në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars.

    “Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore. Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit. Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu. Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, tha Hovenier në CONTEXT të ATV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark