×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier kërkon shtyerjen e zbatimit të rregullores së re që përjashton dinarin

    Insajderi
    29 January 2024 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar shtyerjen e zbatinmit të rregullores së re që përjashton dinarin pas një takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

    “Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmeti Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA’së për zbatimin e rregullores për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për një kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

    Për këtë çështje, dje kanë reaguar edhe ambasadorët e shteteve të QUINT’it, të cilët kanë bërë të ditur se nga kryeministri Kurti kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të rregullores dhe se kjo duhet të diskutohet tutje në kuadër të dialogut.

    “Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së.”

    Rregullorja e re e BQK’së parashihet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark