×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier kërkon shtyerjen e zbatimit të rregullores së re të BQK-së për dinar

    Insajderi
    05 February 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se e ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

    Pas takimit Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”.

    Më tutje ai ka thënë se nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

    Rregullorja e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja, gjë që nënkupton se serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

    Hovenier ka thënë se SHBA-ja beson se duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

    Ndërsa për reagimin e Qeverisë për kërkesën e tij dhe faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lë ata të flasin” në këtë drejtim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark