×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier organizon edhe një takim për Asociacionin, kësaj here në rezidencën e tij

    Insajderi
    08 February 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç takimit të organizuar në ambasadën amerikane në Prishtinë më 31 janar në lidhje me shpalosjen e pikëpamjeve rreth Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, do të organizojë edhe një takim të radhës, shkruan Insajderi.

    Kështu bëri të ditur një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin, derisa për takimin tha se do të jetë në funksion të lehtësimit të bisedimeve të mëtejme rreth Asociacionit.

    Takimi, siç shpjegoi zëdhënësi, kësaj here do të zhvillohet në rezidencën e Hovenier dhe do të jetë i natyrës jo zyrtare derisa nuk dha datë fikse se kur do të zhvillohet ai,

    “Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë palësh të interesuara në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, tha zëdhënësi për Insajderin.

    Kujtojmë se ShBA ka premtuar se “do të jetë kontributi ynë” që të nisin bisedimet për gjetjen e modaliteteve të mundshme për themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

    ShBA është shprehur decidivisht se në asnjë mënyrë nuk mbështesin ndonjë formë Asociacioni e cila devijon nga parametrat e përvijuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

    Përveç kësaj, ata po ashtu kanë theksuar se në asnjë mënyrë ky Asociacion nuk do të mund të jetë i një formati çfarë është “Republika Srpska” në Bosnje-Hercegovinë.

    Kujtojmë gjithashtu se në takimin e fundit të thirrur nga ambasda amerikane në Prishtinë i pranishëm nuk ishte kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili madje ishte shprehur edhe se nuk ka pranuar ftesë në një takim të tillë.

    Megjithatë, në takimin e 31 janarit aty ishte shefit i kabinitetit të tij, si dhe një numër ministrash të kabinetit të tij qeveritar./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark