×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier: Paqja në Ballkanin Perëndimor ndër prioritetet kryesore të ShBA-së

    Insajderi
    25 October 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndër prioritet Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që në vendet e Ballkanit Perëndimor të ketë paqe dhe prosperitet.

    Ai po ashtu u shpreh se administrata amerikane mbështet integrimin euroatlantik të vendeve te Ballkanit Perëndimor.

    George Papandreu, president i Internacionales Socialiste, përmes një videolidhje iu bashkua Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Ëestern Balkans Summit 2022’’, i cili është organizuar nga The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

    Ish-kryeministri i Greqisë ka lavdëruar kryeministrin Kurti për punën që po bënë në transparencë, luftim të korrupsionit dhe përparim ekonomik.

    Sipas tij bashkëpunimi rajonal mund të tejkalojë konfliktet.

    “Bashkëpunimi regjional mund te jetë mbështetje madhore për liderët që po ecin në procesin e ndryshimit ka shumë mënyra është Ballkani i Hapur dhe e di që është proces i vështirë për Kosovës unë do të ofroja mbështetjen time për bashkëpunim sepse do të ketë përfitime financiare për qytetarët dhe vendet. Kjo do të jetë mënyra që të tejkalojmë konfliktet”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark