×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier shkon në seli të AAK-së, Haradinaj ia konfirmon mbështetjen për planin franko-gjerman

    Insajderi
    09 November 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj e ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman.

    “E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark