×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Kosovarët, të vendosur për një të ardhme demokratike

    Insajderi
    09 April 2024 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.

    Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.

    “Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.

    Ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.

    “Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

    Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark