×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot ka takuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

    Hovenier është ndalur te detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

    “Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, thuhet në postimin në llogarinë e Ambasadorit, në Twitter.

    Hovenier tutje ka shkruar se çështja e kthimit “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëvë tanë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark