×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hovenieri: Nuk do të kemi shumë durim që ta presim Qeverinë Kurti të ndërmarrë veprime

    Insajderi
    30 May 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, tha se pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.

    Ndërkaq ambasadori Hovenier tutje tha se nuk do të kenë shumë durim për ta pritur Qeverinë Kurti që të ndërmarrë veprime për ta depërshkallëzuar situatën në veri.

    “Ne mendojmë se kjo është një situatë shumë urgjente. Krahasimet që i kam bërë është sikur ta kesh shtëpinë në zjarr. Duhet ta fikni zjarrin. Pra, nuk mendoj se do të shihni shumë durim nga ana e SHBA-së në raport me pritjet tona për qeverinë që të ndërmarrë veprime për të depërshkallëzuar situatën në veri”, theksoi Hovenier.

    Tutje, ai tha se qeverisë së Kosovës ia kanë paraqitur dy kërkesa. E para, nuk duhet insistuar që kryetarët e tri komunave në veri të kryejnë punën e tyre nga ndërtesat komunale, dhe e dyta tërheqja e forcave policore nga ndërtesat komunale.

    “Më lejoni të jem i qartë, janë dy gjëra që po i kërkojmë qeverisë t’i bëjë për të deshpërshkllëzuar, jam i lumtur të jem specifik: ne besojmë se qeveria nuk duhet të insistojë se kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, qeveria ishte në gjendje të gjejë lokacione tjera për betimin e tyre. Nuk mund të kuptojmë se përse nuk mund të përdorin ato lokacione të njëjta publike apo alternative për t’i kryer funksionet e tyre, që janë funksione administrative. Jemi “on the record”, këta kryetarë kanë një rol të rëndësishëm të luajnë për sa i përket administratës, por ky nuk është një aranzhim normal dhe nuk kanë mandate të forta nga elektorati i tyre për të ndërmarrë iniciativa të fuqishme, prandaj nuk e kuptojmë se përse ka insistim për të punuar nga ndërtesat komunale dhe ne besojmë që prezenca e Policisë së Kosovës, e cila u bë me forcë, është jashtëzakonisht sfiduese, dhe kemi kërkuar nga Qeveria që t’i tërheqë forcat policore nga tri ndërtesat. Mendojmë se kjo do të depërshkallëzonte situaten”, tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark