×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Afera e përgjimeve të trajtohet në bazë të ligjeve

    Insajderi
    01 September 2016 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrtja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se afera “Pronto” nuk bën përjashtim nga rastet tjera, dhe nëse organet e drejtësisë vlerësojnë se ka bazë për t’i filluar procedurat ligjore, atëherë, sipas saj, kjo duhet të bëhet ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin.

    Ajo në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se pavarësia e gjyqësorit është e garantuar dhe se pushtetet të cilat funksionojnë mbi parimin e ndarjes dhe mosndërhyrjes duhet t’i shmangen komenteve dhe kritikave që do të rrezikonin pavarësinë dhe besimin e opinionit publik në sistemin gjyqësor.

    Kurse duke komentuar kërkesën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për luftim të korrupsionit, ministrja Hoxha ka thënë se kjo kërkesë është në vijë të plotë me qasjen e re të Ministrisë së Drejtësisë që të përqendrohet në sundimin efektiv të ligjit. /Insajderi.com

    (Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    09 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark