×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxha del kundër paraburgimit të personit që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi: “Për një prekje apo fjali 30 ditë”

    Insajderi
    14 August 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hoxha Osman Musliu, ka reaguar në Facebook pas lajmeve se Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin që sulmoi gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi.

    Hoxhë Musliu pretendon që gazetari i Nacionales nuk është sulmuar.

    Ai ka bërë thirrje ndaj “policëve” dhe “miletit” që të mos i prekin siç i ka quajtur ai gazetarët “klerikët modern”.

    Hoxha gjithashtu ka bërë një pretendim se kinse sulmuesit po shkojnë në burg për një “prekje apo një fjali”.

    Kujdes…, O POLICË dhe “O MILET” mos i prekni “KLERIKET MODERN” sepse rrezkoheni me suspendim dhe me burg… per një prekje apo fjali 30 ditë!” – ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook.

    Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit që sulmoi gazetarin, Vullnet Krasniqi.

    Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pasta, i dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark