Sylë Hoxha, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka takuar banorët e fshatit Kushnin, ku i është konfirmuar mbështetja për të dhe partinë që ai përfaqëson.
Ai ka thënë se banorët e Kushninit, kanë qenë dhe mbetën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Në Kushnin, në bashkëbisedim me banorët e këtij fshati. Kushnini gjithmonë ka qenë dhe mbetet me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
“Më 14 shkurt, votoni LDK 132 ✔ Voto Sylë Hoxha 100 ✔ #shtetishtet #LDK132 #sylëhoxha100”, ka shkruar Hoxha. Insajderi.org