×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxha: Në vend së të kërkojmë drejtësi si viktima, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

    Insajderi
    06 April 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në seancën e sotme plenare përmendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, me ç’rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që dolën për të marshuar të dielën për ta mbrojtur luftën e Kosovës.

    Hoxha tha se në vend së të kërkojmë drejtësi si viktima, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë.

    “Sot historia jonë duket e përmbushur, ku në vend së të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi si viktima të luftës së fundit, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë, e ata që dikur marshuan për liri. Të dielën, Prishtina ishte e vogël për t’i përqafuar zemrat e gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova u bë bashkë për historinë e saj, Kosova u bë bashkë për të vërtetën e saj. Kosova duhet të jetë bashkë për të ardhmen e saj që të mos lejojmë padrejtësi të reja në emër të drejtësisë. Më kishte marr malli ta shoh Kosovën kështu me krejt ngjyrat e saj. Faleminderit për të gjithë qytetarëve, partitë, artistët, që të gjithë që marshuan të dielën për drejtësi, nuk ishte marsh i rëndomtë, por i dinjitetit tonë qytetar. UÇK na ka mbrojtur e bashkuar dikur të gjithëve, edhe ne sot duhet të jemi bashkë për ta mbrojtur atë për të ardhmen e saj për Kosovën tonë”, tha Hoxha në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark