Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sylë Hoxha, ka takuar banorët e Vërmicës, zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Hoxha me banorët e kësaj ane ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në qeverisje.
Ndërsa, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas Hoxhës, kjo zonë gjithmonë ka luajtur një rol kyç në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.
“Në Vërmicë, në bashkëbisedim me përfaqësues të kësaj zone kufitare të kufirit Kosovë-Shqipëri. Kjo zonë gjithmonë ka luajtur një rol kyç në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës”.
“Voto LDK 132 ✔ Shteti.Shtet. Voto 01 Avdullah Hoti, Voto 100 Sylë Hoxha ✔💯, #shtetishtet, #LDK132, #sylëhoxha100”, ka shkruar Hoxha në Facebook. Insajderi.org