×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A po e sheh veten sa mjeran je o burrë? – Hoxha Osman përplaset me përfaqësuesit e Lëvizjes për braktisjen e Islamit

    Insajderi
    23 October 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu është përplasur me Saim Tahirajn dhe Arbër Gashin gjatë bisedës për Lëvizjen e tyre për braktisjen e Fesë Islame.

    Përfaqësuesit e lëvizjes anti-islame i thanë hoxhës ta braktisë edhe ai fenë.

    “Po të luti largohu ti i pari dhe shkojmë në kishë qaty te Doda, na e çon kahpak ujë edhe kurrgjë kurrkuj”, i tha Gashi.

    “A po e sheh veten sa mjeran je o burrë? Hoxhës po i kërkon…”, ia ktheu Musliu, i cili hodhi akuza se përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje mund të jenë “argatë të këtyre kojshive këtu afër”.

    Përfaqësuesit e lëvizjes për ta braktisur fenë islame thanë se e kanë analizuar në tërësi se çfarë përmban feja islame. Ata thanë se në lëvizjen e tyre “nuk ka vetëm ateista, ka edhe fetarë të ndryshëm”.

    “Qëllimi ka qenë largimi nga islami që identitetin tonë kombëtar e ka cenu”, tha Tahiraj në T7 duke folur për “numrin e lartë të xhamive”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark