Kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po prezantojnë programin e kësaj partie para qytetarëve të Kosovës.
Sylë Hoxha, kandidat i LDK-së tha se programin e tyre për Shtetin Shtet, e kanë prezantuar para banorëve të Vlashnjës.
Ai ka ftuar gjithë banorët e asaj ane që të dalin me 14 shkurt dhe të votojnë LDK-në.
“Në Vlashnjë, para qytetarëve prezantuam programin dhe vizionin e LDK-së për shtetin shtet. Më 14 shkurt, dilni dhe votoni LDK 132 ✔, VOTO 01 Avdullah Hoti ✔, VOTO 100 Sylë Hoxha ✔, #shtetishtet, #LDK132, #sylëhoxha100”, ka shkruar Hoxha. Insajderi.org