×
  • Sport
  • Sport

    Hoxhaj demanton Serbinë: Kosova ende është anëtare e Organizatës Botërore të Doganave

    Insajderi
    08 July 2017 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se në takimin e Organizatës Botërore të Doganave (WCO) në Bruksel gjatë shqyrtimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, kësaj të fundit i është marrë e drejta e votës.

    Kjo çështje, sipas MPJ-së së Serbisë, është suspenduar deri në njoftimin e radhës.

    MPJ-ja serbe ka thënë se është propozuar një grup punues i cili do të shqyrtojë rastin e Kosovës dhe do të propozojë një zgjidhje për statusin e saj të ardhshëm. E deri atëherë, gjithnjë sipas MPJ-së serbe, vendimi i vlefshëm do të jetë ai i vitit 2012 se pranimi i Kosovës në WCO është i hershëm.

    Depozituesi i Konventës dhe Sekretariati i WCO-së, sqaron diplomacia serbe, kanë provuar që ta fusin në votim, edhe përkundër protestës së Serbisë dhe “mbi 20 vendeve tjera”, diskutimin për pranim të Kosovës në agjendën e kësaj seance të Këshillit të WCO-së në Bruksel.

    MPJ-ja serbe thotë se anëtarësimi i Kosovës është suspenduar me kërkesë të Serbisë deri në seancën e radhës.

    Por, përmes një reagimi në Twitter, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova mbetet ende anëtare e Organizatës Botërore të Doganave.

    “Serbia e mbështetur nga Rusia dështoi përsëri sot për ta penguar progresin tonë. Kosova mbetet anëtare e plotë e Organizatës Botërore të Doganave”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark