×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj ekskluzivisht për Insajderin: Jam pro “Ballkanit të Hapur”, Kosova duhet të marrë pjesë në takime

    Insajderi
    30 October 2022 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër që partia e tij është deklaruar kundër “Ballkanit të Hapur”, Enver Hoxhaj ekskluzivisht për Insajderi ka deklaruar se është pro kësaj iniciative. Sipas tij Kosova duhet të marrë pjesë nëpër takime.

    Për InDoks, ish-ministri, Enver Hoxhaj ka treguar pse e ka këtë qëndrim.

    “Unë e shoh dialogun me Serbinë për ta arritë njohjen e ndërsjell, për të përmbyllur shtetësinë tonë. Ballkanin e Hapur e shoh si një platformë për të kriju një bllok homogjenë të shqiptarëve në Ballkan, meqë në pikëpamjen time ekzistojnë tri shoqëri shqiptare paralele, një në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, për shkak të sistemit politik, për shkak të kohezionit ekonomik për shkak të kohezionit medial dhe kulturor dhe në një kohë kur Ballkani është në një gjendje të statusqous, ku gjërat po qëndrojnë në vend një bllok homogjenë në Ballkan, një ndërveprim brenda për brenda shqiptarë edhe ekonomik, edhe social edhe kulturor, mendoj që do të ishte edhe në interes të Kosovës edhe të Shqipërisë edhe të shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Hoxhaj në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Sipas tij “Ballkani i Hapur” është thjeshtë një ‘grup formal’ që nuk i sjell dëme Kosovës.

    “Meqë kombi është një kategori historike, politike, emocionale por shoqëritë janë fenomene  dinamike dhe një bllok politik shqiptarë do të ishte në interes të Kosovës, Shqipërisë, e Maqedonisë, por e shoh të rëndësishëm edhe bashkëpunimin ekonomik rajonal në një kohë të krizës dhe nuk mendoj që sovraniteti i Kosovës determinohet nga pjesëmarrja apo jo pjesëmarrja në një grup jo formal të shteteve sikurse është Ballkani i Hapur se nuk është as organizatë”, tha ish-ministri.

    Hoxhajt thotë se “Ballkani i Hapur” është si G7 sot.

    “Për mua si ministër i Jashtëm e bëjë dallimin qartë çka janë organizatat, institucionet multilaterale dhe grupimet joformale. Ballkani i Hapur është sikurse G7 sot. Shtete anëtare që mund të takohen të arrijnë marrëveshje bilaterale, mund të pajtohen mos pajtohen. Për më shumë kam qenë ithtar i asaj që Kosova do të duhej të shkojë në tavolinë ta pyet kryeministrin Rama, Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut të thotë jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe kur ulesh në tavolinë e përcakton mënyrën se si trajtohesh”, ka theksuar ai.

    Kujtojmë që kundër “Ballkanit të Hapur” është deklaruar kategorikisht kryeministri i vendit, Albin Kurti. Madje, muaj më parë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i bëri thirrje qeverisë të mos ndryshojë qëndrim ndaj kësaj nisme.

    Intervista e plotë me Hoxhajn:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark