Me investimet gjermane përveç që do të rimëkëmbet Kosova, do të përmirësohet edhe imazhi i Kosovës në botë.
Kështu ka thënë, kandidatipër kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, pas një takimi virtual me kryesuesin e Bordit të “Fakt AG”, Hubert Schulte-Kemper.
“Investimet gjermane përveç që do ta rimekëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë”.
“Me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës”, ka thënë Hoxhaj.
Pretendenti për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka shtuar se për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, duhet të votohet PDK-ja me numrin 134. Insajderi.org