×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj: Kosova humbi mundësinë të anëtarësohej në NATO shkaku i Qeverisë “Kurti”

    Insajderi
    10 October 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kur në fillim të vitit u shfaq një gjeopolitikë e rrezikshme pas luftës në Ukrainë, dukej shpresëdhënëse mundësia që Kosova të përfitonte dhe bëhej pjesë e Partneritetit për Paqe, si paradhomë e anëtarësimit në NATO.

    “Kësaj pritje, së bashku me fundvitin i erdhi fundi! Një mundësi e tillë po dështon për shkak të paditurisë dhe hipokrizisë së atyre që po udhëheqin Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

    Ai ka thënë se NATO-ja, janë ata që sot po mbrojnë shtetet dhe jo dikush tjetër.

    Postimi i tij:

    “Kur në fillim të vitit u shfaq një gjeopolitikë e rrezikshme pas luftës në Ukrainë, dukej shpresëdhënëse mundësia që Kosova të përfitonte dhe bëhej pjesë e Partneritetit për Paqe, si paradhomë e anëtarësimit në NATO! Kësaj pritje, së bashku me fundvitin i erdhi fundi! Një mundësi e tillë po dështon për shkak të paditurisë dhe hipokrizisë së atyre që po udhëheqin Kosovën! NATO-ja, janë ata që sot po mbrojnë shtetet dhe jo dikush tjetër!”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark