×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj: Kosova ka mbetur pa zë, politika e jashtme ka dezertuar

    Insajderi
    17 July 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari I Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar mos pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin e liderëve rajonal në Tiranë.

    Sipas Hoxhajt kjo është një distancim i madh i politikës së jashtme, shkruan lajmi.net.

    Ai po ashtu tha se vendi jonë ka mbetur pa asnjë “zë” kudo në botë.

    Postimi i plotë:

    “Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës! Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar dhe një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tragojnë që Kosova ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë dhe botë!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark