×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj kritikon Borellin dhe Lajçakun: Të pafuqishëm, nuk kam parë si ata

    Insajderi
    10 May 2023 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. 

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës tha se që 20 vite karrierë, nuk ka parë si ata. 

    “Fakti që Borrelli dhe Lajçaku nuk ishin në gjendje t’i bindin vendet e tyre që ta japin një votë për ta vendosur Kosovën në rend të ditës në Këshill të Evropës tregon se sa të pafuqishëm janë ndërmjetësit evropian të cilët po ashtu në karrierën time 20-vjeçare nuk kam parë të tillë”, tha ai.

    Tutje Hoxhaj tha se partnerët ndërkombëtar duhet të jenë serioz edhe pas marrëveshjes së Ohrit. 

    “Partnerët ndërkombëtar duhet të jenë serioz edhe pas marrëveshje së Ohrit. Nëse kanë qenë serioz dhe vinin disa emisarë në Prishtinë dhe thonin ky është propozimi franko-gjerman, me mbështetje ndërkombëtare dhe nëse pas kësaj marrëveshje Serbia sillet njëjtë me Kosovën në arenën ndërkombëtare sikur mos të kishte ndodhur një marrëveshje, mendoj se parterëve u takon të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes…. Nuk po shoh deri tash vendosmëri as të Kurtit të Vuçiqit jo se jo, por as të partnerëve tanë që këtë marrëveshje ta shndërrojnë në realitet”, është shprehur Hoxhaj në Teve1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark