×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj kritikon opozitën: Nuk duhet të na udhëheqin kompanitë që bëjnë sondazhe

    Insajderi
    08 July 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nëse një qeveri është e interesuar ta përmbyllë shtetndërtimin në veri të vendit, atë duhet ta bëjë në koordinim me SHBA’të.

    Sa i pëket shkuarjes në zgjedhje të reja dhe frikës nga humbja, Hoxhaj thotë se partitë politike duhet t’i lënë anash sondazhet dhe të mos i shohin vetëm interesat personale.

    “Me zgjedhje apo pa zgjedhje nuk është temë vetëm e PDK’së por të gjithave partive opozitare. Kurti po ndërton politikë për interesa personale. Nëse ne shohim para interesave të shtetit atë të sondazheve është minimumi i një sjellje politike. Nuk jam për atë që neve të na udhëheqin kompanitë që bëjnë sondazhe por vet ne partitë politike duhet të udhëheqim. Opozita do duhej të jetë më e qartë”, deklaron Hoxhaj.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark