×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kryeministrin e Kosovës nuk e merr seriozisht askush

    Insajderi
    18 September 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush.

    Ai tha se Kurti është demantuar edhe nga Bashkimi Evropian në lidhje me planin konkret të takimit të 14 shatorit, përcjell Klankosova.tv.

    “Kryeministrin e Kosovës nuk e marrin seriozisht, nuk i beson askush, sepse kryeministri i Kosovës është ai i cili me 14 shtator negocion në Bruksel dhe thotë se në Bruksel vetëm ky ka bërë një propozim konkret dhe serbët kanë dorëzuar një plan të vjetër dhe me 15 shtator demantohet nga Bashkimi Evropian, ku del një plan konkret i cili ka qenë temë e debatit në mes të kryeministrit të Kosovës, presidenti serb dhe ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark