×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj – Kurtit: Dil bën zgjidhje, mos e luaj të fortin

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj sindikatës së arsimit, shkruan Insajderi.

    Hoxhaj kërkojë nga Kurti të gjejë një zgjidhje kalimtare në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.

    Mes tjerash, ai i kërkojë Kurtit që të mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën.

    “Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj.

    Deputeti i PDK-së theksojë se sot është java e katërt që fëmijët kanë humbur mësimin.

    “Nuk do ta merrja fjalën nëse nuk do të ishte kryeministri këtu. Sot është java e katërt dhe ne jemi me 22 shtator dhe i kemi 22 humbje të mësimit, meqë mësimdhënia nuk llogaritet nga e hëna deri të premten, por edhe të shtunën dhe dielën nxënësit janë të obliguar në detyra shtëpiake. Ne nuk jemi sindikatë e sindikatës, po jemi ata që kemi fëmijë në shkolla publike dhe e dimë se sa është e dëmshme humbja e katër javëve të vitit shkollor”, tha Hoxhaj.

    “Kryeministër dil bën zgjidhje”, tha Hoxhaj para deputetëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark