×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoxhaj me akuza për Qeverinë Kurti: S’kanë guxim të publikojnë se çka kanë pranuar

    Insajderi
    15 November 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos-publikimin e asaj se çka ka pranuar.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, u shpreh ai.

    “Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët e dijnë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark