Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi ka thënë se ivestimet gjermane përveç që do ta rimëkëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përsirësim I imazhit në botë.
Përmes një bisede me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, Hoxhaj ka thënë se kanë biseduar për mundësinë e inversimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat sipas tij, do të krijojnë vende të reja të punës.
Lexoni statusin e plotë:
Investimet gjermane përveç që do ta rimekëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë.
Me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës.
Për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, voto PDK me numrin 134