Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij është kujdesur gjithnjë për dinjitetin dhe mirëqenien e mësimdhënësve.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar PDK do t’i rritë sërish pagat për arsimtarët, profesorët e shkollave të mesme dhe profesorët universitarë.
Postimi i Hoxhajt:
Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur gjithnjë për dinjitetin dhe mirëqenien e mësimdhënësve.
I kemi rritur pagat dhe kemi ndërtuar shkolla të reja anekënd Kosovës. Jam shumë krenar për këtë, prandaj mësimdhënësve sot ua kërkova votën për Partinë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja e ka programin e duhur për ta rimëkëmbur sistemin arsimor në Kosovë. Ne, njëkohësisht me rritjen e cilësisë, do t’i rrisim sërish pagat për arsimtarët, profesorët e shkollave të mesme dhe profesorët universitarë.
Mësimdhënësit, kudo në Kosovë, duhet ta mbështesin rimëkëmbjen e arsimit, duke votuar numrin 134 dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Rimëkëmbje për Kosovën! #PDK134