×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj në Istog: Me Planin e Rimëkëmbjes do ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do ta sigurojmë vaksinën Anti-COVID

    Insajderi
    11 February 2021 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim elektoral në Istog, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

    Hoxhaj ka thënë se vetëm platforma e PDK-së mundëson krijimin e një qeverie që ofron zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor dhe përmirësim të sistemit shëndetësor.

    “Nëse duan ta kenë një qeveri për 4 vite, ta kenë një qeveri që ofron zhvillim, që ofron punësim, që krijon vende të reja të punës, që ofron arsim cilësor, që ofron shëndetësi në një kohë të pandemisë, kjo është e mundur vetëm me një parti e cila është Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj në këto zgjedhje ne shkojmë me një platformë të qartë. Pandemia e ka goditur më të madhe ekonominë, ne e dimë në mënyrë të saktë se si ta rrisim mirëqenien e qytetarëve për shkak të goditjes që ka marrë prej pandemisë. Ne jemi të interesuar që ta rrisim rrogën mesatare në sektorin privat në 300 euro dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë ai.


    Hoxhaj ka theksuar se ka plan të qartë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku 70 për qind e popullatës do të vaksinohet brenda këtij viti.

    “30 qendra të vaksinimit të popullatës, se kjo është një shqetësim serioz dhe nuk ka njëri i cili është më i besueshëm, më kredibil për sa sjell vaksinën sesa unë. Po të isha kryeministër moti një pjesë e popullatës do të kishte vaksinë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark