×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë

    Insajderi
    30 September 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiq.
    Ai ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.

    Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

    “Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, kështu ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark