Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në tubimin përmbyllës në Obiliq ka kritikuar Albin Kurtin.
Ai ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë një test i demokracisë sonë, e cila po rrezikohet nga një atokrat siç është Kurti.
“Obiliqi dhe Kosova nuk durojnë dhe nuk ka vend për shirita të kuq, për ideologji të kuqe”, ka thënë Hoxhaj.
Ai iu ka bërë thirrje simpatizantëve të PDK-së, që të votojnë PDK-në, e cila sipas tij në vete ngërthen edhe Hashim Thaçin, edhe Kadri Veselin edhe UÇK-në.