×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxhaj nga Skenderaj: Mos u jepni votën atyre që vijnë me Njësi Speciale në Drenicë

    Insajderi
    10 February 2021 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte një tubim masiv në qytetin e Skenderajt, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, kërkoi votën e qytetarëve të Drenicës, duke u thënë që mos t’i lënë të depërtojnë në këtë rajon ata që “vijnë me Njësi Speciale”.

    “Me votën tuaj, ju do t’i thoni “jo” atyre që nuk i kanë besu kurrë Kosovës, atyre që nuk e kanë njohur kurrë Kosovën, atyre që nuk e kanë njohur kurrë flamurin e Kosovës, shtetin, pavarësinë. Ju e dini që Drenica çdo herë ka qenë front kundër komunizmit dhe sistemit autoritar, edhe kësaj here, mos leni kush që të depërtojë në Drenicë, e të marrë vota prej Drenicës veçanërisht atyre që me Njësi Speciale vijnë në Drenicë. Prandaj më 14 shkurt, fitorja jonë po ndodhë por është detyrë e Skenderajt, e Drenicës që ta bëjë fitoren tonë sa ma të madhe”, ka thënë mes tjerash Hoxhaj.

    Më 1 shkurt në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark