Një zyrtar nga Huawei është përfshirë në vjedhjen e sekreteve tregtare të një kompanie amerikane me bazë në Kaliforni.
Kompania e quajtur CNEX Labs dhe gjiganti kinez i telekomunikacionit kanë akuzuar në gjykatë njëri-tjetrin.
Siç raporton Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, një figurë e lartë pranë Huaweit, Eric Xu, është akuzuar se ka ndihmuar një konspiracion nga CNEX Labs.
Në padinë drejtuar Huaweit, CNEX Labs pretendon se zyrtari është përfshirë në tentativa për të vjedhur informacione teknike të bordeve të memorieve nga kompania kaliforniane.
Në anën tjetër, vetë Huawei pranoi se Xu ka kërkuar informacion rreth CNEX Labs, por mohoi akuzat për vjedhje të sekreteve tregtare.
Aktualisht çështja mbase nuk është më e rëndësishmja për Huawein. Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me Huawein.
Menjëherë pas urdhrit të Trumpit, Google, ARM dhe Microsoft shkëputen lidhjet me Huawein.