×
  • Sport
  • Sport

    Huliganët rumunë provokojnë “Dardanët”

    Insajderi
    14 September 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Huliganët e grupit “Uniti sub tricolor” kanë provokuar tifo-grupin e Kosovës “Dardanët” në një postim të gjatë në Facebook. Ky grup huliganësh, e ndërpreu ndeshjen e së martës mbrëma në Bukuresht ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

    Ndeshja u ndërpre për 50-të minuta, shkaku i mesazhit të shpalosur “Kosova është Serbi” në fillim të pjesës së parë. Në një postim të gjatë, huliganët rumunë kanë thënë se pas asaj që e përjetuan në ndeshjen e luajtur në Prishtinë, i kanë pritur “Dardanët” në Bukuresht. Megjithatë, pasi ata nuk u shfaqën, “Uniti sub tricolor” kanë thënë se vendosën për t’u futur në stadium dhe për ta bërë veprimin e tyre.

    Në fakt, ata edhe në Prishtinë, ndonëse nuk ishin në numër të madh, kanë brohoritur “Kosova është Serbi”.

    “Si çdo udhëtim në Ballkan, por sidomos në atë ku u ndie më shumë niveli i urrejtjes për rumunët, të paktën në nivel stadiumi, u përgatitëm për një kundërvënie serioze. Prandaj qëndruam pothuajse vetëm në rreshtat e parë, pjesa tjetër e mbështetësve rumunë shkuan sa më larg nesh, në një sektor tjetër. Mirëpo, nuk u habitëm kur pamë se i vetmi reagim i të gjithë stadiumit, përfshirë edhe grupin e vetëm që mbështet kombëtaren e kësaj krahine, ishte të gjuanin sa të mundnin dhe të përsërisnin thirrjet e pjesës së parë duke kujtuar një etni më të afërt se ata mbështesin pikërisht kosovarët plus thirrjet provokuese ‘Hungari, Hungari’ Dhe kjo ishte gjithçka!’”, ka shkruar grupi i huliganëve rumun.

    Ata kanë shkruar se janë keqtrajtuar nga policia, e cila i arrestoi dhe i sulmoi gjatë paraburgimity në Prishtinë. “Nisur nga ky fakt, gjatë të martës kemi pritur me interes ardhjen e grupit kosovar në vendin dhe kryeqytetin tonë, por kur filloi ndeshja, të dorëhequr dhe të bindur se nuk do të vijnë askund, më në fund u futëm të gjithë në stadium”, ka shkruar grupi rumun. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark