×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Hulumtimi i Insajderit- Drejtori i Sokol Halitit detyrohet që t’i kthejë paratë që i fitoi si tenderues i kundërligjshëm

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka obliguar Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë, Valmir Sahitin që t’i kthej mbrapa mjetët të cilat ai i ka përfituar kundërligshëm përmes një tenderi për “Transportin e nxënësve” në këtë komunë. Valmir Sahiti i cili përmes biznesit individual “Valmir Sahiti B.I” kishte përfituar tender mbi 6 mijë euro nga komuna pas kohës kur ai është zgjedhur drejtor, në vitin 2022. Insajderi sjell vendimin dhe detajet nga ky hulumtim.

    Në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, thuhet se zyrtarët e lartë publik nuk kanë të drejt të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 424: Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri ne pesë (5) vjet.

    Duke bërë shkelje flagrante të Kodit Penal, të cekur më lartë, Komuna e Vitisë kishte përzgjedhur kompaninë e Drejtorit të Kulturës për të bërë “Transportin e nxënësve në relacionin Podgoric- Viti dhe anasjelltas”.

    Insajderi ka zbuluar se kjo kontrat ishte nënshkaru tetë muaj pasi Valmir Sahiti ishte zgjedhur në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti.

    Valmir Sahiti ishte zgjedhur drejtor në fillim të muajit janar në vitin 2022, ndërsa, kontrata ishte dhënë në shtator të të njejtit vit.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në vendimin e siguruar nga Gazeta ka kërkuar nga kryetari i Vitisë Sokol Haliti që ta obligoj zyrtarin e lartë, Valmir Sahitin që të bëjë kthimin e përfitimeve finaniare sipas kontratës me vlerë prej 6 mijë e 269 euro.

    Në këtë vendim, zyrtarit Valdrin Sahiti i është mundësuar që këto mjetet të kthehen me këste në gjirollogarinë bankare të Komunës së Vitisë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuare dhe përfituesin e kundërligjshëm të tenderit Valdrin Sahiti, i cili ka thënë se do të ushtrojë padi në Gjykatën Administrative pasi që ai pretendon se mjetet janë shpenzuar për qëllimin që ka qenë e destinuar kontrata.

    Për qatë periudhë sa kam qenë drejtori, Agjencioni Kundër Korrupsionit e ka parë se ka mund të ketë konflikt interesi edhe për këtë periudhë jam i obliguar që të kthej shumën mbrapa, me ja kthy komunës përmes dy ratave ëshët në 2024 dhe 2025 . Për këtë vendim unë kam dërgu padi në Gjykatën Administrative”, ka thënë ai

    Gazeta po ashtu ka pritur edhe një komnet nga kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti lidhur me këtë vendim por nuk ka qenë i qasshëm.

    Gazeta Inasjderi kishte raportuar për përfituesin e njetje edhe një vit me herët. Përmes një hulumtimi, Gazeta kishte raportuar se si Valmir Sahiti kishte tentuar që përmes tenderit të njejtë të përfitoj edhe gjatë vitit 2023 shumën prej mbi 6 mijë euro. Por, ky tender ishte anuluar me kërkesë të vetë pronarit të kompanisë “Valmir Sahiti B.I”  i cili po ashtu është drejtor i Kulturës në Viti. / Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark