×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hulumtimi i Insajderit| Duda Balje flet rreth dyshimeve për ryshfet

    Insajderi
    14 January 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy ditë më parë u publikua një audio-incizim në të cilin dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji u përfshi në një aferë ryshfeti. Audio-incizimet e publikuara dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Por i emëruar nga kryeministri Kurti, Veliji doli më pas duke thënë se ndjehet njeriu më i pastër në botë.

    Por çka mendon Duda Balje, ajo e cila e propozoi emrin e Velijit tek Kurti për zëvendësministër.

    Në një prononcim për Periskopin, Balje tha se është e sigurt që zv.ministri Almir Veliji nuk është i përfshirë në një skandal të tillë.

    “Është e vjetër pak, është në procedurë policore, nën hetim. Nuk po dua me dhënë ndonjë deklaratë që me i prish hetimet ose diçka. Shumë shppejtë do të dalin me të vërtetën dhe cila është e vërteta unë do ta përkrah. Por jam shumë e sigurt se zëvendësministri nuk e ka bë këtë”, tha Balje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark