×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtimi i Insajderit për aferën milionëshe të Elbert Krasniqit, reagon ish-kryeministri Hoti

    Insajderi
    24 April 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti duke iu referuar hulumtimit të Insajderit për fondin 3 milionësh të MAPL’së për ndërtim e renovim shtëpish për familjarë, i ka reaguar Elbert Krasniqit.

    Hoti ka thënë se Krasniqi duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore.

    Po ashtu, ai theksoi se ministri në fjalë i ka vonuar të hyrat vetanake për komuna.

    Postimi i plotë:

    Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milion euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.

    Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëse, dy-tri dhomëshe?!

    Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.

    Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.

    Ky Ministër ka përgjegjësi që për dy vite me radhë janë vonuar të hyrat vetanake për komunat dhe i kanë bllokuar investimet kapitale nëpër komuna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark